‘Jeta në Kosovë’ në Preshevën e Vogël me Shumë Parti
Ekipi i “Jeta në Kosovë” ka shkuar në Preshevë dhe do të transmetojë një debat me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të cilat synojnë ta marrin kontrollin e komunës në zgjedhjet e 24 prillit.
Në debatin e moderuar nga Muhamet Hajrullahu, kandidatët shpalosin programet e tyre për mandatin e ardhshëm.
A janë problemet kryesore në Preshevë e rrethinë papunësia, zhvillimi ekonomik e shpërnguljet masive të popullatës?
Cilat janë ofertat politike e ekonomike të kandidatëve? Çfarë ofrojnë ata për zhvillimin ekonomik, për zbutje të papunësisë, shëndetësi e arsim?
Si do të luftohet korrupsioni e nepotizimi në komunë?
Në këtë debat marrin pjesë:
Ardita Sinani, Partia për Veprim Demokratik (PVD),
Ragmi Mustafa, Partia Demokratike Shqiptare (PDSh),
Rahmi Zulfiu, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSh),
Ramiz Latifi, Rilindja Demokratike (RD),
Skender Destani Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) dhe
Shqiprim Arifi, Alternativa për Ndryshim (AN)
“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:20 ndërsa repriza të nesërmen në mesditë.