Jeta në Kosovë: Ish-Presidentët Flasin për Presidentin

Sonte “Jeta në Kosovë” sjellë dy intervista me dy persona të cilët e kanë përvojën e të parit të shtetit.

Jeta Xharra ka intervistuar ish presidentët Fatmir Sejdiu e Behxhet Pacolli për zhvillimet politike në vend.

Çfarë thonë ata për seancën e nesërme në të cilën pritet të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës së Kosovës?

Çfarë thotë Sejdiu për kryeministrin Isa Mustafa pas shkeljeve që i gjeti Gjykata Kushtetuese?

Kush janë dreqërit në politikën e Kosovës, sipas Fatmir Sejdiut e Behgjet Pacollit?

Si e shohin ata zgjidhjen e krizës politike? A do të ketë zgjidhje apo zgjedhje sipas Sejdiut e Pacollit?

“Jeta në Kosovë” sonte transmetohet në RTK në orën 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.