Jeta në Komunë

'Jeta në Komunë' me Kryetarët e Lipjanit dhe Fushë Kosovës

Imri Ahmeti e Burim Berisha do të dalin nesër para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të komunave që i drejtojnë për t’u përgjigjur për premtimet që i kanë realizuar e nuk i kanë realizuar tash e dy vjet qëkur janë votuar t’i drejtojnë komunat e Lipjanit dhe Fushë Kosovës.

Në gjysmën e mandatit të këtij pushteti lokal, Jeta Xharra me ekipin e saj, ashtu siç kishte premtuar gjatë debateve parazgjedhore, do ta vizitojë secilin komunë dhe kryetar veç e veç për të parë se si u kanë ecur punët dhe sa janë realizuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal.

Këtë të diel, duke filluar nga ora 11 e ditës, në Televizionin publik të Kosovës, RTK, do të transmetohet seria e re e debateve komunale të prodhuara nga BIRN dhe Internews Kosova.

Të dielën, në orën 11:00, do të transmetohet debati me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ndërsa në orën 12:00 do të transmetohet debati me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Jeta në Komunë: Imri AhmetiA janë realizuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal?Të dielen, në orën 11:00, do të transmetohet debati me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.#jetanekomune

Posted by Emisioni Jeta në Kosovë on Friday, December 25, 2015

Jeta në Komunë: Burim BerishaA janë realizuar premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal?Të dielen, në orën 12:00, do të transmetohet debati me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.#jetanekomune në RTK

Posted by Emisioni Jeta në Kosovë on Friday, December 25, 2015