Jepet sot në TKK premiera e shfaqjes ‘Skënderbeu - Ose dashuri dhe liri’

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 premierën e shfaqjes ‘Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri’ me tekst të Tomas Winkop & Fadil Hysaj, ne regji të Fadil Hysajt.

Ndërsa repriza e shfaqjes do të jepet nesër në mbrëmje po të njëjtën kohë.

Shfaqja rrëfen përpjekjet e një regjisor për i cili me një trupë aktorësh mundohet ta vë në skenë dramën te dramaturgut anglez Tomas Winkop, “Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri” e shkruar 3 shekuj më herët.

Koncepti inskenues që krijon ky regjisor në mendjen e tij nga drama e Winkopit e ballafaqon atë me vështirësi të mëdha gjatë inskenimit, me që ai me kohë e kupton se lënda që i ofrohet nga autori dhe ajo që me ngulm mundohet të nxjerrë nga aktorët janë të pamjaftueshme për ta sjellë të gjallë në skenë vizionin e tij për Skënderbeun.

Kjo do ta sfidojë regjisorin i cili në pamundësi për gjetur aktorin e përmasave të Skënderbeut, kthehet tek përmasa mitike, dhe kështu shfaqja mbetet një fantazmagori mitike e historike të cilën e përmbysë realiteti që aktualisht e jetojmë si popull e që në shumë aspekte i ngjanë një shfaqjeje teatrore në proces.