Foto-ilustrim

Jep Ryshfet për ta Shpëtuar Duhanin pa Dokumente

Policia dje në Fushë-Kosovë në një makinë të ndaluar gjeti një sasi duhani në vlerën e 2000 eurove për të cilën ngasësi i makinës nuk kishte dokumente valide.

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se makinën ku u gjet duhani e drejtonte një shtetas i Serbisë.

Policia njofton se për të mos e raportuar kontrabandën e dyshuar, ky shofer u ofroi policëve 50 euro mito.

Në raportin policor thuhet se ofruesi i mitos është arrestuar dhe i është caktuar ndalimi policor.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se edhe në Ferizaj në një shtëpi banimi janë gjetur dhe konfiskuar 3000 deri në 5000 mijë kilogramë duhan të papërpunuar për të cilin si në rastin e duhanit të gjetur në makinë nuk kishte dokumente.

Në maj Dogana e Kosovës zbuloi në një fshat të Vitisë 7 tonë duhan të cilin e konfiskoi.

http://kallxo.com/konfiskohen-mbi-7-tone-duhan-te-kontrabanduar/

Në janar të 2015-ës policia zbuloi dhe shkatërroi në Ferizaj një fabrikë për përpunimin e duhanit.

http://kallxo.com/ne-ferizaj-shkaterrohet-fabrika-e-duhanit/