Vendi ku u mbytën vëlla e motër - Foto: KALLXO.com

Jep Dorëheqje Xhelal Sveçla

Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes një komunikate se Xhelal Sveçla, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit, ka dhënë dorëheqje nga ky post pas tragjedisë që ndodhi sot rreth mesditës në lagjen “Kolovica” në kryeqytet, ku humbën jetën dy fëmijë.

“Për shkak të ngjarjes së sotme tragjike në Prishtinë, me ç’rast dy fëmijë kanë humbur jetën në një gropë të mbushur me ujë, ndiej përgjegjësi morale që të ofroj dorëheqjen time”, citohet të ketë thënë Sveçla sipas komunikatës.

Sveçla citohet të ketë thënë se përkundër gjërave të mira që ka bërë me kolegët e tij që nga viti 2014 nuk janë eliminuar të gjitha parregullsitë.

http://kallxo.com/mbyten-vella-e-moter-ne-prishtine/

“Mirëpo, fatkeqësisht ka qenë e pamundur që të eliminohen të gjitha parregullsitë. Nuk ia kemi dalë që qytetarin me e mbrojtë nga të gjitha ato të këqija që i janë bërë nga ajo trashëgimi që ne e kemi gjetur”, ka thënë ai sipas njoftimit të Komunës.

Florent Mramori 11-vjeç dhe motra e tij, Florenta, 13-vjeçe, janë mbytur të enjten në një gropë me ujë në lagjen e tyre “Kolovica”.

http://kallxo.com/tragjedia-e-familjes-mramori-trondit-opinionin/