Jep dorëheqje nga bordi i Telekomit, synon postin e Kryeshefit

Fidel Krasniqi, anëtar i bordit të Telekomit, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Ramush Haradinaj.

KALLXO.com e ka siguruar dorëheqjen Krasniqit, që ishte zgjedhur në këtë bord në muajin mars. Ai është dorëhequr nga bordi i Telekomit për t’i hyrë garës për tu bërë kryeshef i kësaj ndërmarrjeje.

 

Krasniqi për KALLXO.com e ka pranuar se është dorëhequr nga bordi i Telekomit. Por, ai nuk ka treguar nëse i ka hyrë garës për tu bërë kryeshef i kryeshef i kësaj ndërmarrjes.

“Pak ma vonë, nuk jam i gatshëm me dhanë tash përgjigje. Edhe është publiku lista bre nëpër media, s’di pse po m’vetni mu”, i ka thënë ai KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryesues e bordit të Telekomit, Besa Shatrin. Ajo e ka konfirmuar se në mesin e kandidatëve për kryeshef është edhe Fidel Krasniqi, ish-kolegu i saj në bord.

Në mars të këtij viti, gazeta JNK kishte shkruar për politizimin e këtij bordi.

Në një postim të AAK-së në vitin 2013 në Facebook, thuhet se Krasniqi bashkuar kësaj partie si ekspert.

Por, në postimet e tij në ‘Facebook’ ai ka shpërndarë foto të Daut Haradinajt dhe ka bërë thirrje të votohet AAK-ja.

I pyetur për afërsinë dhe simpatinë ndaj AAK-së, ai thotë se kjo është pyetje personale.

“Kjo është pyetje personale s’muj me u përgjegj, kam simpati edhe për anëtarë e figura të ndryshme politike, është personale”, i kishte thënë Krasniqi atëherë Gazetës.

Bordi i Politizuar i Telekomit