Javën e ardhshme Teatri ‘Adriana’ shfaq premierën "UN inspektori"

Javën e ardhshme, me 28 qershor 2019 në Teatrin “Adriana Abdullahu ” në Ferizaj shfaqet premiera e komedisë “UN inspektori” me tekst të David Farr dhe regji të Erson Zymberit

Shfaqja “UN inspektori” eksploron lakminë njerëzore, imoralitetin, korrupsionin dhe zhvatjen e shtetit.

E përshtatur me aktualitetin e politikës së shekullit XXI, shfaqja sjellë momente e situata super komike bashkë me një trajtim imagjinativ regjisorial.

Shfaqja do të ketë edhe një reprizë një natë pas premierën në Teatrin “Adriana”, më 29 qershor 2019.