Javën e ardhshme lansohet në Muzeu Virtual i Refugjatëve

Iniciuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) më 12 dhjetor 2018 në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 18:00 iniciohet lansimi i Muzeut Virtual të Refugjatëve.

Përmes një njoftimi YIHR KS njofton se eksodi i refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë është pjesë thelbësore e së kaluarës dhe e së tashmes sonë, duke marrë parasysh se rreth 1 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Megjithatë, sipas kësaj nisme ende mungon memorializimi dhe dokumentimi i përvojave të refugjatëve duke i dhënë rëndësi vetëm rrëfimeve të heronjve e martirëve. Rrëfimet e njerëzve vazhdojnë të mbesin të heshtura në mungesë të hapësirës për t’u dëgjuar.

Ky Muze do të kontribuojë në njohjen simbolike të vuajtjeve të civilëve nga të gjitha grupe etnike, gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu, përmes kësaj nisme synojmë të nxisim debat publik dhe gjithëpërfshirës për të kaluarën dhe të rrisim empatinë sociale duke shpërfaqur rrëfime të ndryshme.