Javën e ardhshme fillon edicioni i dytë i 'Prishtina Jazz Week'

Edicioni i dytë i ‘Prishtina Jazz Week’, do të nisë fillim e javës së ardhshme në Kino Armata.

‘Prishtina Jazz Wee’, këtë edicion do të mbahet në mes datave  4 dhe 7 mars 2019 në Kino Armata në Prishtinë  me mbështetjen e Komunës së Prishtinës.

Sipas organizatorëve, përveç performancave të muzikantëve të njohur vendas dhe atyre ndërkombëtare, gjatë katër ditëve sa do të zgjas kjo javë e xhazit do të organizohen diskutime, shfaqje të filmit për muzikën xhaz, dhe punëtori që kanë të bëjnë me instrumentet të cilat përfaqësojnë muzikën e xhazit.