Rrahman Jasharaj | Foto: RTV 21

Jasharaj: Nuk ka përçarje në SBAShK, nesër grevë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë, Rrahman Jasharaj, tha se thirrjet e komunave për mësim nesër nuk përfaqësojnë qëndrimin e mësimdhënësve.

Ai në një prononcim për KALLXO.com tha se greva do të vazhdojë edhe në këto komuna.

“Kryetarët e komunave kanë dalë me këto deklarata, mirëpo për këtë vendosin mësimdhënësit e Kosovës dhe të punësuarit e tjerë në tërë sistemin arsimor. Komunikimin e kemi të vazhdueshëm, të gjithë do të jenë nesër në grevë”, theksoi Jasharaj.

Ai mohoi se ka përçarje në SBAShK.

“S’kemi përçarje, nuk besoj që do të ketë. Greva është legjitime dhe nuk besoj se do të ketë luhatje kurrsesi”, shtoi ai.

Dy komuna të drejtuara nga AAK-ja e kryeministrit Haradinaj, Deçani e Juniku, paralajmëruan sonte se nesër do të fillojë procesi mësimor.

https://kallxo.com/juniku-e-decani-paralajmerojne-fillimin-e-procesit-mesimor-neser/

Edhe Komuna e Mamushës paralajmëroi fillimin e gjysmëvjetorit të dytë nesër, më 21 janar.

https://kallxo.com/mamusha-e-pranon-oferten-e-kryeministrit-nis-te-henen-mesimin/

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sonte se është takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilin e ka njoftuar për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësve të sistemit parauniversitar.

Ka një rritje substanciale të pagave, tha Haradinaj, duke theksuar se për këtë rritje janë dakorduar të gjithë, përfshirë edhe partitë opozitare, raporton KALLXO.com.

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/

www.kallxo.com