Janari 2016 në KALLXO.com

Viti i ri nisi, si zakonisht, me fishekzjarrë, por janari ishte muaji i të papriturave.

Ditët e para u përshkuan me një debat të nxehtë rreth skeçit të ‘Stupcave’ për komandantët e UÇK-së.

Shumë komuna të vebdit u zunë në ‘befasi’ nga bora ndërsa disa komuna të vendit, e sidomos Malisheva, u goditën nga vërshimet pasi bora filloi të shkrihej dhe lumenjtë nuk gëlltisnin dot sasinë e ujërave.

Veç këtyre, grafitet për liderët polikë ngjallën një debat tjetër. Atifete Jahjaga, Isa Mustafa, Kadri Veseli e Hashim Thaçi ishin cak i artistëve anonimë.

Protesta e paralajmëruar si paqësore më 9 janar nga opozita, eskaloi me koktej molotovi rrugëve të qytetit e te ndërtesa e qeverisë. Ishte argëtuese gara e policisë me organizatorët e protestës për numrin e protestuesve në rrugë.

Kuvendi nuk ka filluar punën ende, ndërsa rroga deputetëve “po u ecë”. Në janar, shumica e tyre nuk bënë asnjë ditë pune.

Dialogu me Serbinë vazhdoi pavarësisht protestave ndërsa lajmi më i mirë i muajit ishte se Kosova e siguroi pjesëmarrjen në ‘tepihun e kuq’ në ndarjen e çmimeve OSCAR përmes filmit “Shok”.