Jakup Krasniqi,FOTO: RTV21

Jakup Krasniqi pas intervistimit në Hagë: E kryem një obligim ligjor

Ish zëdhënësi dhe anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi përfunduar investimin e tij nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Mirëpo ai nuk ka dhënë asnjë detaj se në çfarë cilësie është intervistuar por vetëm ka insistuar që ka përfunduar një obligim ligjor.

“Ne e kryem një obligim që e kemi pasur, pra obligim ligjor, besoj që e kryem detyrën komfor ligjeve që janë në fuqi”, tha shkruar Krasniqi.

Ndërse i pyetur se pse Gjykata Speciale nuk ka asnjë simbol të shtetit të Kosovës, Krasniqi duke i lëvizur supet u largua nga gazetarët.

Edhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj është intervistuar sot nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Mirëpo ky i fundit në një deklarim për media tha që ka vendosur që të mos i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve.