Jahjaga: Vendimi për Asociacionin të Respektohet

Pak pasi kushtetuesja publikoi vendimin, Zyta e Presidentes konfirmoi se Jahjaga e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Presidentja Jahjaga ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend”, thotë deklarata e Zyrës së Presidentes.

Pak më herët, Gjykata Kushtetuese doli me vendimin se disa aspekte të parimeve të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të dakorduara mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë, nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.