Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

Jahjaga Tregon Pse Nuk Fali Shumë të Burgosur

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka komentuar lidhur me faljet e të burgosurve që ajo ka bërë në mandatin e saj.

Jahjaga në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se megjithëse është cilësuar ‘ e pashpirt’, për shkak të numrit të vogël të faljeve, ajo konsideron se ka bërë mirë.

“Mua më është dukur e pandershme në qoftë se do të kishte qenë në dorën e Presidentit që të falet një vrasës, që të falet një dhunues, që të falet një trafikant i drogës. Për mua këto kanë qenë të pakuptimta sepse ne duhet të mendojmë së pari për viktimën dhe ata që kanë mbetur mbrapa”, tha ajo.

Ajo ka refuzuar të komentojë lidhur me faljet që i ka bërë dhe po i bën presidenti aktual Hashim Thaçi.

Përballë Jeta Xharrës, Jahjaga  po ashtu flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si Presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: