Foto: Faqja Zyrtare/ Facebook

Jahjaga: Sulmi i Papranueshëm

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, dënon sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku është e vendosur edhe Presidenca e Kosovës, duke e cilësuar si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës,” thuhet në reagimin e Jahjagës.

Presidentja duke shprehur “shqetësimin e saj për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private, kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre”.

Sulmi me molotov ndaj Zyrave të Presidencës ndodhi sot në orën 4:00 të mëngjesit.

http://kallxo.com/sulmohen-zyrat-e-presidences-se-kosoves/