Jahjaga e Ahmeti Kërkojnë Mundësi Zhvillimi

Jahjaga tha se niveli i zhvillimit ekonomik ndërlidhet me investimet e të huajve në Kosovë.

“ Niveli i zhvillimit ekonomik ndërlidhet shumë ngusht më krijimin e një atmosfere dhe një rrethane më të mirë për investime dhe tërheqje të investitorëve të huaj,” deklaroi Jahjaga.

Ajo u takua me kryetarin e Prishtinës në kuadër të turneut për zhvillim ekonomik të nisur nëpër komuna më 12 janar, në të cilin po shoqërohet nga përfaqësues të odave ekonomike të Kosovës, asaj amerikane dhe gjermane.

http://kallxo.com/dialog-per-zhvillim-me-bizneset-e-zyrtaret/

Jahajga tha se po i zhvillon këto takime “që t’u ofrojmë një mundësi investitorëve që  të shohim potencial në investimet e tyre në Kosovë dhe komunat e Kosovës”.

Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Prishtina është ajo që jep lejet e para për të vepruar dhe komunat e tjera duhet të bëjnë më shumë në zhvillimin ekonomik.

“Prishtina përveç që është kryeqendra administrative është edhe kryeqendra ekonomike e Kosovës dhe komunat duhet të marrin një rol më të madh në zhvillimin ekonomik, ne jemi vija e parë  e frontit e lejeve të para për të vepruar,” tha Ahmeti.

Safet Gërxhaliu që gjatë kësaj vizite përfaqësoi tri odat ekonomike tha se komunikimi nga niveli qendror deri tek ai lokal duhet të jetë më i mirëfilltë.

“Është koha ta kemi një komunikim më të mirëfilltë nga niveli qendror deri tek niveli lokal, decentralizimi politik të shndërrohet në decentralizim ekonomik dhe të fillojë një komunikim më i mirëfilltë,” tha Gërxhaliu.

Gjithashtu ai tha se për ekonomi është koha të bëhet me tepër dhe jo vetëm të flitet për të.

Decentralizimi ekonomik u përmend edhe gjatë paraqitjes së draft-dokumentit të Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) së bashku me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) rreth të hyrave vetanake të komunave.

http://kallxo.com/te-uleta-te-hyrat-vetanake-te-komunave/