Seanca gjyqesore ndaj Izet Hoti, drejtor i shkolles “Hamdi Berisha” në Malishevë, i akuzuar per mitmarrje

Izet Hoti, drejtor i shkollës në Malishevë deklarohet për akuzat e Prokurorisë për marrje të ryshfetit

Drejtori i shkollës së mesme të Malishevës, Izet Hoti i dyshuar për marrjes të ryshfetit, sot para gjyqtarit Shaqir Zika tha se është i pafajshëm për veprën që i ngarkohet..

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”- theksoj Hoti në prani të avokatit të tij Emrush Kastrati.

Lidhur me deklarimin e pafajësisë, prokurori Agron Matjani e kundërshtoj këtë fakt, duke thënë se aktakuza e Prokurorisë ka prova të mjaftueshme.

Hoti po akuzohet se në Maj të këtij viti, si drejtor i shkollës së mesme të lartë “ Hamdi Berisha” në Malishevë, ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar duke kryer veprën e marrjes së ryshfetit.

Drejtori dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 euro, nga Gëzim Kastrati, menaxher i restorantit “Bimi-2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës në këtë restorant- thuhet në aktakuzë.

Ndërsa gjykata në bazë të një urdhëresë së lëshuar për policinë, thuhet se manipulimet e drejtorit Izet Hoti rreth organizimit të mbrëmjes së maturës, janë bërë përmes përgjimeve telefonike.

 

https://kallxo.com/nuk-mbahet-gjykimi-ndaj-drejtorit-te-malisheves-te-akuzuar-per-ryshfet-me-mbremjen-e-matures/

 

www.KALLXO.com