Izet Demaj shpallet “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës’”, bën të ditur Zyra e Presidentit.

Sipas komunikatës së Presidencës, urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

“Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj”, thuhet në njoftim.

Polici Izet Demaj u vra më 27 dhjetor 2018, në një përleshje me një person të armatosur, i cili kishte hyrë për të grabitur një bankë në qytetin e Istogut.

Demaj u vra gjatë përpjekjes për t’i liruar disa persona të cilët ishin marrë peng nga grabitësi.

https://kallxo.com/fotografi-prekese-nga-ceremonia-e-varrimit-te-policit-izet-demaj/