Pamje të migrantëve në portet e Italisë/rel/

Italia lejon emigrantët të zbarkojnë në Sicili

Italia do të lejojë zbarkimin e 450 emigrantëve në Sicili, pasi të njëjtit janë marrë nga një anije e mbipopulluar të shtunën.

Për këtë hap është vendosur pasi Italia ka thënë se Franca, Gjermania, Malta, Portugalia dhe Spanja janë pajtuar që secila të pranojë 50 emigrantë.

Malta dhe Italia kanë insistuar më herët që shtetet tjera duhet të lejojnë ankorimin e anijes.

Qeveria e re në Itali ka ashpërsuar politikat, në përpjekje të ndalimit të hyrjes së emigrantëve nga portet e saj.

Deri më tani, vetëm 57 fëmijë, në mesin e tyre vetëm gra dhe fëmijë janë lejuar të hyjnë në portin Pozzallo të Sicilisë.

Emigrantët janë shpëtuar nga një anije në Mesdhe, e misionit evropian, Frontex, mirëpo Italia nuk ka treguar gatishmëri për pranimin e tyre.

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini ka thënë se anijet Frontex duhet të nisen drejt “jugut, në Libi apo Maltë”, kur të shpëtohen emigrantët.

Mirëpo pozicioni i Italisë ka ndryshuar pas kryeministri, Giuseppe Conte u ka nisur shkresë anëtarëve të Bashkimit Evropian duke iu kërkuar që të pranojnë disa refugjatë.

Franca dhe Malta kanë thënë të dielën se do të pranojnë secila nga 50 emigrantë, derisa Gjermania, Spanja dhe Portugalia kanë bërë të njëjtën premtim të dielën.

Kryeministri çek, Andrej Babis ka kundërshtuar kërkesën, duke thënë se pranimi i emigrantëve do të dërgonte “drejt rrugës për në ferr”.