Pamje nga zona kufitare me Malin e Zi - Foto: Bujar Tërstena/REL

Isufaj me një Aksident Pretendon se Kosova Humbi Territor

Florim Isufaj, anëtari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi përmendi një aksident të ndodhur në vitin 1981 në Qafë të Çakorrit, si fakt se Kosova kontrolloi atë territor.

Isufaj tha se me aksidentin e një autobusi në atë hapësirë atëherë u mor drejtësia e Kosovës, pa u përzier në ktë çështje autoritetet e Malit të Zi.

Isufaj tha se aksidenti ndodhi më shumë se katër kilometra, larg vijës kufitare të përcaktuar me marrëveshjen e vitit 2015.