Isuf Gashi, i njohur me nofkën 'Baca' intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Gashi, i njohur me nofkën “Baca” është duke u intervistuar sot nga Gjykata Speciale.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për njoftimin e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e Rahovecit ka njoftuar se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Isuf Gashi, i njohur me nofkën “Baca”.

Kjo organizatë njoftoi se ai do të intervistohet gjatë ditës së mërkurë.

Ndryshe, Gashi ishte njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit.

“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në komunën e Rahovecit është Isuf Gashi-Baca i cili do të intervistohet nesër me: 20.02.2019. Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njeri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë u formua edhe Brig.124,,Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut. Është invalid i luftës i cili u plago rëndë ne vitin 1998”, është bërë e ditur përmes një njoftimi të OVL UCK-së në Rahovec.

Ata kanë shtuar se Gashi do t’i mbrojë vlerat e UÇK-së.

“Jemi të sigurt që ky do ti mbroj vlerat e luftës së UÇK-së në mënyrë dinjitoze dhe do ti ngrit vlerat e kësaj lufte edhe më lartë! Respekt për bashkëluftëtarin Isuf Gashi dhe gjithë luftëtarët e lirisë”, thuhet tutje.

Ndryshe, deri më tani janë ftuar disa ish-luftëtarë të UÇK-së nga Gjykata Speciale për intervistim.

https://kallxo.com/sylejman-selimi-intervistohet-nga-gjykata-speciale-si-i-dyshuar/

https://kallxo.com/komandant-remi-tregon-ne-cfare-cilesie-u-intervistua-ne-hage/

 

https://kallxo.com/perfundon-per-sot-intervistimi-i-sami-lushtakut-ne-hage/

 

.