Foto: Ilustrim

Istog, ushtron dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve

Edhe një rast i dhunës në familje është shënuar dje në Kosovë.

Rasti ka ndodhur në Istog, ku një burrë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

Ai po ashtu kishte ushtruar dhunë edhe ndaj dy fëmijëve të tij, djalit dha vajzës.

Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet nga institucionet kompetente.

Rasti ka ndodhur në ora 12:00.

Gjatë ditës së djeshme sipas raportit të Policisë së Kosovës janë regjistruar dy raste të dhunës në familje.

Dje, Avokati i Popullit reagoi për rritjen e rasteve të dhunës në familje gjatë COVID-19.

Ai tha se emergjenca shëndetësore ka bërë që puna në gjykata të ngadalësohet dhe seancat gjyqësore jourgjente të shtyhen, por sipas Avokatit të Popullit, siguria e viktimës dhe e fëmijëve të saj duhet të mbetet shqetësimi parësor për institucionet e zbatimit të ligjit dhe për autoritetet gjyqësore për veprim të menjëhershëm, parandalim dhe mbrojtje.

Gratë dhe thirrjet e humbura për mbrojtje nga dhuna në familje

.