Ilustrim

Istog: Punëtori i humb paratë në bastore, i raporton të vjedhura

E.U, 22 vjeçar kishte raportuar në stacionin policor ne Istog se me datë 12 shkurt, në fshati Kaliqan të Istogut, derisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ‘ bastore sportive’ një person i pa njohur e kishte goditur, dhe i kishte marrë 877 euro.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e policisë në Istog, është vërtetuar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

Policia ka njoftuar se gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekur, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush.

I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Vjedhje e rëndë’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘ Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit është liruar në procedurë të rregullt.