Foto: PDK
Isni Kilaj rizgjidhet kryetar i PDK-së në Malishevë
05.5.2019 - 17:45
Isni Kilaj është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, ku sot është mbajtur kuvendi zgjedhor i kësaj partie.
Në garën prej katër kandidatëve, më i votuari ka dalë Isni Kilaj.
Gjithashtu, delegatët e kuvendit të PDK-së kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.
Isni Kilaj ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës, ndërsa sot është zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.