Ismajl Kurteshi në Protestë nga Arresti Shtëpiak

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje rastin lëndën ndaj Kurteshit, por avokatja e tij sipas detyrës, Teuta Zhilipotoku, tha se nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar nëse deputetit të Vetëvendosjes i është ndryshuar masa e sigurisë.

Ndërsa zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se policia do ta informojë gjykatën për thyerjen e urdhrit nga ana e deputetit.

“Ne do ta njoftojmë gjykatën kompetente për thyerjen e urdhrit dhe presim vendimin e gjykatës për veprimet e mëtutjeshme. Do ta zbatojmë çdo urdhër të gjykatës”, tha Hashani për KALLXO.com.