Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com

Ismaili: Sigurimet Shëndetësore gjatë Kësaj Qeverie

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se sigurimet shëndetësore do të bëhen gjatë kësaj qeverie.

“Sigurimi shëndetësor duhet të behet dhe do të bëhet gjatë kësaj qeverie. Jo pse unë kam nevojë për të, pse ju keni nevojë për të”, tha Ismaili.

Ai tha se as vetë nuk ka sigurim shëndetësor.

“Unë s’kam sigurim, familja ime s’ka, ju nuk keni, kemi nevojë për të. Por, një studim i Bankës Botërore ka thënë qe sigurimet shëndetësore i varfërojnë qytetarët dhe ky duhet të jetë prioritet kombëtar. Unë këtë do ta bëj gjatë këtij mandati”, tha Ismaili.

Nisja e mbledhjes së premiumeve- një shume të caktuar parash për policat e sigurimit të organizatave dhe individëve është shtyrë disa herë.

http://kallxo.com/qeveria-shtyn-nisjen-e-mbledhjes-se-premiumeve/