Ministri Uran Ismaili - Foto: Facebook/UranIsmaili

Ismaili premton dyfishimin e inspektorëve shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në raportimin e tij në komisionin parlamentar për shëndetësi, ka premtuar se gjatë këtij viti do ta bëhet dyfishimi i Inspektorëve Shëndetësor.

Sipas Ismailit këtë vit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Inspektoratit.

Ismaili tha se kjo do të ndikojë që të mos ndodhin parregullsi që mund të dëmtojnë qytetarët e vendit.

“Roli i Inspektoratit do të fuqizohet këtë vit. Kapacitetet do të ngriten. Do të kemi dyfishimin e inspektorëve shëndetësor. Me këtë ngritje, do të kemi një kontroll më të madh të Institucioneve Shëndetësore, në mënyrë që të shmangim çfarëdo parregullsie eventuale që i dëmntonë qytetarët tanë”, tha Ismaili.

KALLXO.com ka raportuar se inspektorët shëndetësorë kishin hyrë në grevë për të kërkuar pagë më të madhe, sipas tyre është nënvlerësim që një inspektor të paguhet njësoj sa një infermier.

https://kallxo.com/inspektoret-shendetesore-hyjne-ne-greve/