Foto: Facebook

Islam Pacolli flet për dyshimet se sulmoi policin

Deputeti Islam Pacolli, në një bisedë telefonike për KALLXO.com tha se ai nuk ka sulmuar asnjë zyrtar apo oficer policie.

Mediat kanë raportuar se Pacolli ka sulmuar gjatë ditës së sotme një zyrtar sigurie në Ministrinë e Drejtësisë.

Pacolli për KALLXO.com tha se nuk e ka sulmuar askënd.

“Fillimisht këto informata janë të pasakta, për arsye që jo një zyrtar policie por askënd nuk e kam sulmuar. Përkundrazi kam respekt për Policinë e Republikës së Kosovës dhe çdoherë e kam ngrit zërin për ta. Definitivisht ju garantoj që nuk është ajo që po thoni, nuk kam sulmuar askënd”, tha Pacolli për KALLXO.com.

https://kallxo.com/oficeri-i-sigurise-i-ministrise-se-drejtesise-sulmohet-nga-nje-deputet/

KALLXO.com raportoi pak më parë se një oficer sigurie në Ministrinë e Drejtësisë është sulmuar nga një deputet.