Ilustrim

ISIS largohet nga zona e fundit e kontrolluar në Siri

Luftëtarët e SDF kanë ngritur flamuj të fitores në Baghuz

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga SHBA-të njoftuan fundin e “kalifatit” pesëvjeçar të Shtetit Islamik pas fitores së tyre ndaj militantëve në Siri.

Luftëtarët e SDF kanë ngritur flamuj të fitores në Baghuz, bastionin e fundit të grupit xhihadist. Në një kohë, militantët arritën të kontrollin deri në 88,000 kilometra katrorë në Siri dhe Irak.

Shefi i zyrës për media të SDF-së, Mustafa Bali, deklaroi “eliminimin 100% të ISIS”, duke kujtuar të rënët gjatë këtyre muajve në betejat e tyre me militantët.

Por pavarësisht nga humbja e territorit, grupi shihet ende si një kërcënim i madh për sigurinë globale.

ISIS ende është e pranishme në rajon dhe ka grupe të organizuara në disa vende të tjera si Nigeria, Jemeni, Afganistani dhe Filipinet.