Gjykimi për mashtrimin e shtetasit italian nga ish zyrtari i Bankës Ekonomike - 28.02.2019 - FOTO KALLXO

Ish-zyrtari i Bankës Ekonomike, Raif Rexhepi dënohet me burgim pasi mashtroi shtetasin italian

Ish-zyrtari i Bankës Ekonomike, Raif Rexhepi dënohet me kusht, ndërsa ish-drejtori i kësaj banke Valon Lluka, lirohet nga akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtare.

Raif Rexhepi u shpall fajtorë me dënim me burgim prej dy vite, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në kohë prej tre viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Valon Lluka u lirua nga akuza për dy veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe veprës penale mashtrim.

Ndërsa kërkesën e prokurorit për konfiskimin e 20 përqind të aksioneve të të akuzuarve, Gjykata e  ka refuzuar.

I dëmtuari Sabino Tesoro për kërkesë  pasurore juridike është udhëzuar ne kontestin civil.

Shpallja u bë nga gjykatësi Shashivar Hoti.

 

https://kallxo.com/avokatja-i-akuzuari-lluka-me-cdo-kusht-ia-krijoi-mundesine-pacollit-per-blerjen-e-aksioneve/

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Lluka, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të Bankës Ekonomike në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe shkaktimit të dëmit pasuror, Saviano Tesoros, ka shpërdorur pozitën zyrtare.

Gjithmonë sipas Prokurorisë ai në vitin 2011 kishte marrë pjesë në takimin negociues mes të akuzuarit Rexhepi dhe shtetasit italian Tesoro, edhe pse kishte qenë në dijeni për ekzistimin e një kontrate të lidhur mes tyre në janar 2008, dhe se ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të regjistrimit të aksioneve të blera nga TEXO – S.R.L, e përfaqësuar nga Saviano Tesoro.

Sipas aktakuzës, më 24 nëntor 2011, i akuzuari Lluka kishte lejuar realizimin e shitjes së 6.41% të aksioneve të Bankës Ekonomike, e cila ishte bërë përmes kontratës së dyfishtë mes të akuzuarit, Raif Rexhepit dhe blerësit, Afrim Pacolli.

Gjithashtu, Prokuroria e  akuzon Valon Llukën se gjatë vitit 2010 nuk ka nxjerrë vendim për anulim të vërtetimit të rremë, me ç’ rast ka dëmtuar materialisht shtetasin italian, Saviano Tesoron.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Raif Rexhepi nga viti 2007 deri në 2011, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore dhe duke i shkaktuar dëm pasuror Tesoros, pas marrëveshjes me Tesoron përmes personit Aziz Tafa ia kishte bartur përmes transferit bankar shumën prej 2.400.000 euro Rexhepit, i cili edhe pse e kishte pasur për obligim që kur të marrë këtë shumë të parave t’i blejë aksionet dhe t’i bartë në emër të Tesoros.

Mirëpo, në aktakuzë thuhet se Rexhepi nuk iu kishte përmbajtur marrëveshjes dhe e kishte mashtruar me prezantim të rrejshëm të dëmtuarin Tesoro, se kinse do t’ia bartë aksionet në emër të tij, dhe kur i kishte blerë aksionet në të njëjtën bankë duke arritur vlerën e aksioneve në 20%, të njëjtat nuk i kishte bartur fare në emër të Tesoros.

Ndërkohë, gjatë vitit 2010-2011, këto aksione i kishte shitur te disa aksionarë tjerë, ndërsa paratë e tyre i kishte mbajtur për vete.

https://kallxo.com/avokatja-i-akuzuari-lluka-me-cdo-kusht-ia-krijoi-mundesine-pacollit-per-blerjen-e-aksioneve/

.