Ish-pjesëtarët e TMK-së protestojnë për pensione

Ish pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë duke protestuar për ndaljen së pensioneve, në objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku po kërkojnë pensionet që i kanë marrë deri para dy muajve.

Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica u sqaroj protestuesve se nuk është vendim i tij, dhe se duhen respektuar vendimet e dala nga institucionet.

Sipas tij, nëse vërtetohet se në mënyrë të paligjshme janë ndaluar, ai premtoi se do të jepen përsëri.

“Duhet te ruajmë këto institucioneve se jemi duke respektuar një vendim që është votuar,  unë ju kuptoj  se edhe unë jam rrit me vështirësi si ju. Duhet me i respektu institucionet. Nëse në mënyrë të paligjshme janë ndaluar kanë me u lëshu prapë”, tha ai.

“Jemi mbështet prej muri ‘pse nuk po i ndalni’, se parlamenti i ka miratu. Kemi ardh në këtë pikë që nuk kemi pasur tjetër zgjidhje. Unë i siguroj një gjë që nuk do të keni më kësi hallesh”, u drejtua protestuesve Reçica.

Deri më tani protestuesit kanë marrë nga dy pensione, një pension nga TMK dhe një pension si invalid, por për shkak të ligjit që nuk lejon të merren nga dy pensione, atyre i është ndalur njëri.