Nenad Rashiq - Foto: KALLXO.com

Ish-ministri Rashiq: Nuk i kemi përmendur hidrocentralet

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili tregon se si Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve qeveritarë të Kosovës.

Në Komisionin qeveritar për privatizimin të KEDS-it kanë marrë pjesë: Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Bedri Hamza, ministër i Financave, Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Nenad Rashiq, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha për emisionin “Drejtësia në Kosovë“ se takimet e para i kanë iniciuar në prill të vitit 2008.

“Këtë që e them merreni me rezerva por sa e di unë prej asaj kohe pasi që kanë kaluar më shumë se dhjetë vite por prapë nuk me kujtohet që në ndonjë moment kemi biseduar për hidrocentrale. Por, megjithatë, kjo ka qenë detyrë e këshilltarëve të transaksionit të cilët kanë mbajtur procesverbalet”, theksoi Rashiq.

Edhe Rashiq ka shpjeguar për DNK-në së është thirrur nga Policia si dëshmitar i këtij rasti.

Deklaratat e ish-ministrit Rashiq dhe emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mësipërm.