Numan Baliq - Foto: Atdhe Mulla

Ish- ministri në prokurori për tentim-dhunimi

Ish ministri i Shëndetësisë dhe kryetari aktual i partisë boshnjake Partia e Aksionit Demokratik (SDA), Numan Baliq, është paraqitur në prokurori për të dhënë deklaratën e tij për një akuzë për tentim dhunimi.

Burimet e KALLXO.com, ish ministri i shëndetësisë Numan Baliq, njëherit kryetari i partisë SDA, është paraqitur në prokurori për Tentim Dhunimi Seksual, dhe shkaktim I lëndimit të rëndë trupor.

Gjithnjë sipas burimit, viktima është praktikante në spital.

Prokuroria dyshon se me të dalë nga spitali në rrugë për në shtëpi, ajo  është përcjellë nga personi në fjalë dhe është sulmuar.

Numan Baliq njëherit është edhe Kirurg në spitalin e Pejës.

Rastin për KALLXO.com, e konfirmoi Zyra për Informim e Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Prokuroria Themelore e Pejës e ka trajtuar këtë informatë, ashtu që janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të tyre. Për momentin nuk mund të japim informata me shumë për shkak të konfidecialitetit të hetimeve “,tha Prokuroria në përgjigjen për KALLXo.com.

Por Numan Baliq, në një deklaratë për KALLXO.com, i ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur shpifje.

“Ëshë nje shpifje, nuk ka asgjë materiale. Dyshoj ne do qarqe politike kundër meje”, tha Baliq për KALLXO.com.

“Të gjitha janë shpifje dhe do të vërtetohen”, tha ai.