Foto: AAK

Ish- kuadri i AKR-së bëhet koordinator i AAK-së për Mitrovicë

Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës, ka njoftuar se e ka emëruar Jeton Ujkanin, koodinator të procesit zgjedhor në Degën e Mitrovicës së këtij subjekti politik.

“Ky emërim është bërë në konsultim dhe harmoni të plotë të Degës së AAK-së në Mitrovicë. Z. Ujkani, në konsultim me strukturat, do të drejtojë procesin duke siguruar shtrirje, përfshirje sa më të gjerë dhe proces të hapur dhe demokratik të zgjedhjes së strukturës së re drejtuese. AAK dhe kryetari Haradinaj mbesin fuqishëm të angazhuar që Mitrovica të përfaqësohet nga një ekip kredibil dhe reprezentues, duke ofruar platformë të qëndrueshme përfaqësuese”, thuhet në njoftimin e partisë së Haradinajt.

Sipas AAK-së, Mitrovica do të jetë fokus i veçantë i kësaj partie.

“Mitrovica mbetet në fokus të veçantë, qoftë në aspektin programor apo qeverisës, me qëllimin për të hapur një perspektivë të re zhvillimore. Kjo vjen si domosdoshmëri për të ri-kthyer shpresën dhe namin e asaj pjese që po vuan barrën e proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, përfundon njoftimi i AAK-së në Facebook.

Jeton Ujkani në fund të korrik kishte braktisur AKR-në për të aderuar në AAK.

Bashkëpunëtori i Agim Bahtirit kalon në AAK