Foto: BBC

Ish-gjenerali i lartë kinez burgoset përjetësisht për korrupsion

Një ish-gjeneral i lartë kinez, Fang Fenghui është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion.

Fenguhi, i cili ishte ish-shef i stafit të përbashkët të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, u shpall fajtor për ryshfet dhe për pasurinë e madhe që ai nuk ishte në gjendje ta deklaronte, raporton BBC.

Fang Fenghui humbi postin e tij pa asnjë shpjegim në 2017 dhe u zhduk nga publiku, derisa qeveria kineze më vonë konfirmoi se ai ishte nën hetime për korrupsion.

Ai ishte gjithashtu anëtar i komisionit të fuqishëm ushtarak qendror të Kinës, në trupin suprem ushtarak të Kinës dhe ishte afër Zhang Yang, i cili gjithashtu shërbeu në komision dhe u gjet i vdekur në vitin 2017 ndërkohë që u hetua për korrupsion.

Fang u përjashtua nga Partia Komuniste vitin e kaluar përpara gjykimit të tij për korrupsion.

Sipas mediave kineze, të gjitha pasuritë e tij janë konfiskuar, duke mos dhënë detaje se sa para ishin përfshirë dhe mbetet ende e paqartë nëse atij i është lejuar të mbajë një avokat.

Gjatë këtij viti shumë zyrtarë të tjerë janë burgosur për korrupsion, me kërkesë të presidentit kinez, Xi Jipning.

67-vjeçari e shoqëroi presidentin Xi Jinping në takimin e tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump në vitin 2017.

Përgatiti: Arbisa Shefiku