Gjykimi i ish drejtoreve ne Mitrovice

Ish - Drejtorët e Arsimit në Mitrovicë para Gjykatës nën akuzat për punësime të paligjshme

Lojrat e Ish drejtorëve të arsimit në Mitrovicë për punësime të paligjshme

Dy ish drejtorët të arsimit në komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani dhe Pajazit Hajzeri janë përballur në Gjykatë me akuzat e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Ajmane Barani akuzohet për dy vepra penale, atë të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, ndërsa Hajzerin prokuroria e ngarkon për veprën penale falsifikim të dokumentit zyrtar.

Seanca fillestare në këtë rast ka dështuar për shkak se e pandehura Ajmane Barani nuk ka qenë e pajisur me shkresa të lëndës.

Prokurorja Fetije Bajrami-Shala, ka thënë se të akuzuarit Pajazit Hajzerit i janë dorëzuar shkresat e lëndës përmes mbrojtësit të tij, ndërsa për të akuzuarën Barani ka deklaruar se vetëm një kopje të aktakuzës ia ka dorëzuar para fillimit të shqyrtimit fillestar, ndërsa për shkresat e tjera, ajo ka thënë se nuk ka mundur t’ia dorëzonte.

Për këtë arsye gjykatësi Beqir Halili, vendosi për shtyrjen e seancës, ndërsa ka obliguar prokurorinë që deri në seancën tjetër të pandehurit të pajisen me të gjtiha shkresat e lëndës .

Seanca e radhë u caktua për datën 12 shkurt.

Në anën tjetër prokuroria e Mitrovicës, po e akuzon Ajmane Barani se në cilësinë e drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, më 2 shtator 2015, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës me dashje ka keqpërdorë pozitën e saj dhe autoritetin zyrtar.

Sipas aktakuzës  derisa anëtaret e komisionit për vlerësim dhe poentim të kandidatëve ishin mbledhur që t’i intervistojnë kandidatët për gjuhën frënge, e pandehura Ajmane Barani, iu ishte drejtuar anëtareve të komisionit, përkatësisht Njomza Hamzës dhe procesmbajtësit Isa Sejdiu me fjalët “mos e bëni poentimin dhe vlerësimin e kandidatëve, sepse këtë e bëjmë më vonë” dhe për këtë arsye anëtarët e komisionit nuk e kanë nënshkruar procesverbalin.

Tutje prokuroria në akuzë ka shpjeguar se po të njëjtën ditë, i dëmtuari Naim Bunjaku është lajmëruar nga zyrtarja e DKA-së, Shefkije Dragaj se është pranuar si mësimdhënës i gjuhës frënge, ku ai ka filluar punën si mësimdhënës.

Ndërsa me 7 shtator 2015, ishte njoftuar nga drejtoresha e Arsimit, përkatësisht tani e akuzuara Barani se “nuk ka buxhet dhe orët do t’ia ndaj arsimtarëve të tjerë”.

Kurse me datën e njëjtë ishte shpallë lista e punëtorëve të pranuar, ku thuhet se nuk është përfillur afati i ankesës, siç shkruan 15 ditë, por menjëherë kishte filluar punën kandidatja Luljeta Ibrahimi.

Ndërsa në procesverbalin e panënshkruar nga anëtarët e komisionit shihej se pikët më të larta tani i ishin dhënë Luljeta Ibrahimit dhe atë 30 pikë, ndërsa të dëmtuarit Naim Bunjaku 29 pikë.

Për këtë aryse edhe ishte anuluar ky konkurs.

Më këtë Ajmane Baranin akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar “.

Konkursi i anuluar ishte shpallur përseri më 2 shtator 2015, ku i dëmtuari Naim Bunjaku sipas konkursit të shpallur më 2 shtator 2015, ishte paraqitur para komisionit për vlerësimin e kandidatëve dhe se atë ditë ka marr konfirmim se është pranuar në pozitën e mësimdhënësit të gjuhës frënge, nga zyrtarja pranë kësaj drejtorie Shefkije Dragaj.

Këtë njoftim Dragaj thuhet ta ketë bërë me urdherin e tani të pandehures Ajmane Barani.

I dëmtuari kishte punuar nga data 4 deri me 7 shtator 2015, ndërsa më pas e akuzuara Barani përmes drejtorit të shkollës kishte njoftuar të dëmtuarin që të paraqitej në zyrën e saj.

Gjithnjë sipas akuzës kur i dëmtuari Bunjaku kishte shkuar tek e akuzuara në zyrë, kjo e fundit e kishte lajmëruar se “për vendin e punës së tij nuk ka buxhet dhe se derisa të bëhet ndonjë zgjedhje do t’ia shpërndaj orët e mësimit tek arsimtarët e tjerë”.

Ani pse i dëmtuari kishte shprehur dëshirën që të punojë pa pagesë, kjo nuk ishte bërë dhe i dëmtuari Naim Bunjaku kishte mbetur në pritje të përgjigjjes nga drejtoresha e atëhershme e arsimit deri më 11 shtator 2015.

Këtë përgjigjje i dëmtuari nuk e kishte marr ndërsa kur me 18 shtator kishte shkuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, kishte parë listën e mësimdhënësve të pranuar e në të cilin nuk figuronte emri i tij, por i kandidates tjetër Luljeta Ibrahimi.

Me këtë Ajmane Barani akuzohet se ka kryer veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa i pandehuri Pajazit Hajzeri akuzohet se në dhjetor 2015, në cilësinë e ish-drejtorit të Arsimit, me nënshkrimin e tij dhe vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentin zyrtar dhe atë procesverbalin e “Gjimnazi- Frang Bardhi” në Mitrovicë, pikërisht vendimin për lëndën edukatës fizike dhe për lëndën gjuhë frënge, për kandidatët kinse janë poentuar dhe themeluar marrëdhënie pune, pasi që kanë marrë pikët kinse nga anëtaret e komisionit.

Ndërsa siq thuhet në akuzë ky dokument ishte i pa datë dhe i pa nënshkruar nga anëtaret e komisionit.

I akuzari Hajzeri ka vulosur procesverbalin e lartcekur, të cili e ka anuluar Inspektorati i Punës.

Me këtë, Pajazit Hajzeri, akuzohet për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar ”.