Foto: LDK

Isa Mustafa takon Matthew Palmer: Kosova përjetë mirënjohëse ndaj SHBA-ve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarë tjerë të partisë, janë takuar me Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i shtetit të SHBA-ve dhe Colleen Hyland e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Në një komunikatë të LDK-së, thuhet se Mustafa bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Matthew Palmer e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

“Ai po ashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e LDK-së.