Kompleksi Memorial në Reçak. Foto: Kallxo.com

Isa Mustafa përkujton të rënët në Masakrën e Reçakut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar të rënët në Masakrën e Reçakut, në 20 vjetorin e saj.

“Sot 20 vjet më parë, banorët e Reçakut u zgjuan të rrethuar nga forcat e regjimit serb dhe 45 banorë të pa armatosur të këtij fshati u masakruan pamëshirshëm po të njëjtin mëngjes. Të nesërmen, shefi i misionit të OSBE-së Ëilliam Ëalker, pas një vizite nga afër, kishte deklaruar, “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit!”, është thënë në një komunikate për medie.

Sipas LDK-së, 15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, të njërit nga vitet më të rënda, të historisë së Kosovës.

“Kjo ditë, poashtu, i paraqiti botës fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviqit dhe planeve të tij fashiste, duke shënuar kështu kthesën e madhe të çasjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij regjimi që rezultoi në bombardimet e NATO-s 78 ditë rresht. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet tutje në komunikatë.