Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Isa Mustafa në Takimin e Liderëve

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa është nisur drejt Triestes së Italisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, “Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve europiane dhe të mekanzimave të Bashkimit Europian”.

Komunikata njofton edhe për çfarë do të diskutohet në samit.

“Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE”, thuhet në komunikatë.

Mustafa do të ketë edhe takime dypalëshe të nivelit të lartë.