Isa Mustafa: Muri në Veri do të Trajtohet Sipas Ligjit

Komentet e kryeministrit erdhën tri ditë pas lajmit se komuna e Mitrovicës së Veriut ka nisur ndërtimin e murit i cili nga Prishtina zyrtare është vlerësuar si ilegal”.

“Muri do të trajtohet në bazë të ligjit. Ne nuk do t’i tregojmë muskujt, sepse muskujt i tregon ligji. Ministrja për Dialog (Edita Tahiri) ka kontakte me BE-në qe të shikohet a është në harmoni me BE-në”, tha Mustafa në një konferencë për shtyp bashkë me ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Tahiri: Qeveria e Kosovës do ta Rrënojë Murin në Mitrovicë

Vetë Hoxhaj shprehu dyshime se ndërtimi i murit mund të jetë i nxitur nga qeveria e Serbisë.

“Serbia ka një mur politik me Kosovën. Pae njoftë Kosovën, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE”, tha ai.

Gjatë kësaj konference për shtyp, Mustafa e Hoxhaj folën për një letër që kanë marrë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën pranohet “një avancim substancial të pjesëmarrjen së Kosovës në disa aktivitete” të kësja organizate.

“Vlerësoj që Kosova ka bërë dhe po bën hap shumë të sigurt. Ky avancim i marrëdhënieve me NATO-n nënkupton progres në rrugën tonë”, tha Mustafa.