Isa Mustafa mbledh sërish Kryesinë

Kryesia e LDK-së është mbledhur përsëri edhe sot për t`u takuar në lidhje me zhvillimet e brendshme në këtë parti në lidhje me Kuvendin Zgjedhor të datës 3 gusht, ku pritet të votohet për kryetar të partisë.

Mbledhja e sotme e kryesisë së LDK-së, pritet të filloj në orën 10.

Ndonëse nuk ka pasur njoftim paraprak për media për këtë takim, mediat kanë shprehur interesim të madh për këtë takim.

Shumica e anëtarëve të Kryesisë tashmë kanë mbërritur në zyrat e partisë.

Në takimin e djeshëm te kryesisë së LDK është biseduar në lidhje me kandidaturat për kryetar.

Krerët e partisë priten të zhvillojnë takime dhe me përfaqësuesit e degëve të LDK-së nëpër Komuna.

Një mbledhje të tillë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka mbajtur edhe dje, mirëpo nuk janë bërë publik emrat e kandidatëve vetëm se është treguar se disa persona kanë shprehur interesimin për këtë pozitë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të shtunën e 3 gushtit do të mbajë kuvendin e nëntë zgjedhor, ku priten të zgjedhen strukturat e reja udhëheqëse të partisë.

Zyrtarë të këtij subjekti politik kanë bërë të ditur se kuvendi do të mbledh 355 delegatë, ndërsa kandidaturat për kryetar të partisë do të bëhen publike vetëm të shtunën e kësaj jave.

Në mediat vendore tashmë janë përmendur disa emra potencial për ta marr drejtimin e LDK-së, si  kryetari aktual Isa Mustafa, Agim Veliu, Vjosa Osmani apo Lutfi Haziri, si dhe të tjerë zyrtarë, që haptazi kanë shprehur dëshirën për ta udhëhequr partinë, siç është ish-kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Sejdiu.