Ilustrim

IPKO tregon pse disa klientë po kanë probleme me rrjetin 4G

Kompania e telefonisë mobile në Kosovë IPKO ka njoftuar për problemet me internetin që së fundmi kanë pasur përdoruesit me markën e telefonave “iPhone”.

Sipas kompanisë, problemi i shfaqur është si pasojë e implementimit të kodit shtetëror të Kosovës.

“Pas implementimit të kodit shtetëror të Kosovës, një numër i kufizuar i përdoruesve të telefonave iPhone, po hasë në vështirësi të lidhen me rrjetin 4G. Mungesa e rrjetit 4G në disa pajisje telefonike iPhone, ka të bëjë me reagimin e pajisjes drejt rrjetit të ri”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Duam t’ju njoftojmë që IPKO është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë Apple. Inxhinierët e Apple po punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, së bashku me ekipin tonë. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm!”, thuhet tutje në njoftim.