IPK nis hetimet për ofendimin e personave për përkatësi seksuale nga zyrtarët policorë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetimet për skandalin e Policisë së Kosovës për ofendimin e personave për përkatësi seksuale.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenda Inspektoratit Policor të Kosovës.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur në Stacionin e Policisë numër 4 në Prishtinë.
KALLXO.com ka publikuar sot një video e cila tregon për mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës të një pjesëtari të komunitetit LGBTI.
Dy persona të cilët ishin ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, siç shihet dhe dëgjohet në një video që ka arritur në adresë të KALLXO.com, kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, e cila kishte eskaluar në kanosje me thikë.
Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i çoi ata të dy në stacionin e policisë.
Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë.
Arsyeja pse ia kishte marrë ato para, siç dëgjohet në video, kishte të bënte me një marrëveshje që dy të ndaluarit kishin pasur paraprakisht për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 10 eurove.
Personi i cili ankohet se iu kishin marrë paratë me dhunë, e mohon se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Derisa personi tjetër rrëfen para policëve se e kishte kanosur me thikë personin tjetër që shihet ne video, pasi ai e kishte shkelur marrëveshjen për pagesën e dhjetë eurove pasi të kryhej marrëdhënia seksuale mes tyre.
Në video dëgjohen disa polic teksa i marrin në pyetje dy burrat dhe në të njëjtën kohë tallen me tallen me ta duke i pyetur nëse kanë kryer marrëdhënien, apo jo.
KALLXO.com ka kontaktuar Zyrën për Media të Policisë së Kosovës, por deri në këto mente nuk kemi pranuar përgjigje nga ana e tyre lidhur me këtë.
https://kallxo.com/skandaloze-policia-e-kosoves-abuzon-me-personin-qe-e-akuzon-se-eshte-pjesetar-i-lgbti-video/