IPK kërkon suspendimin e 94 policëve - invalidë të luftës

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të suspendohen 94 pjesëtarë të Policisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar IPK përmes emailit.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në kuadër të veprimeve hetimore në përputhje me ligjin e Inspektoratit Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për 94 zyrtarë policorë në kuadër të këtij rasti” thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK nuk e ka sqaruar arsyen e kërkesës për suspendim mirëpo KALLXO.com merr vesh se rasti ka të bëjë me zyrtarët policorë të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë edhe invalidë të luftës dhe që dyshohet se kanë marrë pension invalidor duke qenë edhe pjesëtarë të Policisë.