Iphone | Foto: Facbook

Iphone 830 Euro për Zyrën e Avokatit të Popullit

Në korrik Institucioni i Avokatit të Popullit në dy njoftime për nënshkrim kontratash ka bërë me dije shpenzimin e 4 mijë e 106 eurove për 21 telefona mobilë që u janë dhënë punonjësve të këtij institucioni.

Njëri nga këta telefona-një Iphone 6 është blerë 830 euro.Ky telefon është blerë për Zyrën e Avokatit të Popullit.

“Me tenderin me vlerë minimale-furnizim me telefon mobil-smart phone është blerë një telefon mobil-smart phone, i markës tregtare Iphone 6 plus nga operatori ekonomik ‘Mobi Gega’. Vlera e këtij furnizimi është 830.00 euro. Ky telefon është blerë për Zyrën e Avokatit të Popullit,” thuhet në përgjigjen për KALLXO.com nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës në lidhje me këtë blerje ishte publikuar në vebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP)më 15 korrik, ndërsa operatori fitues sipas njoftimit i kishte mposhtur në garë ofertat më të shtrenjta.

Por Institucioni i Avokatit të Popullit pak ditë para se ta blente Iphone 6-in, shpenzoi edhe 3 mijë e 276 euro për 20 telefona tjerë mobilë të blerë për stafin.

Më 1 korrik u publikua nga ky institucion njoftimi për nënshkrim kontrate me “Ipko Telecomunications” për këta telefona. IPKO sipas njoftimit e fitoi këtë tender pasi mposhti tre ofertues tjerë më të shtrenjtë.

Innstitucioni i Avokatit të Popullit tha për KALLXO.com se 20 telefonat janë blerë për stafin udhëheqës, këshilltarët ligjore dhe stafin e administratës.

IAP-i tregoi edhe se çfarë telefona bleu.

“5 telefona mobilë të markës ‘Samsung Galaxy J5’ (dual SIM)janë blerë me çmimin 113.95 euro për copë dhe 15 telefona mobilë ‘Samsung Galaxy’ J5 (single SIM) janë blerë me çmim 180.45 euro për copë,” shpjegoi Institucioni i Avokatit të Popullit.

Gjatë këtij viti ka pasur blerje të pajisjeve të teknologjisë informative edhe nga institucionet tjera.

Ministria e Administratës Publike për zëvendësministrin GjergjDedajn bleu Samsung S6 në vlerë 630 euro

https://kallxo.com/ministria-i-blen-samsung-s6-gjergj-dedajt/

Komisiomi i Pavarur për Miniera e Minerale bleu dy Iphad-a për anëtarin e bordit dhe kryeinspektorin e sajë në vlerë prej 1,865 eurove

https://kallxo.com/kpmm-blen-ipad-950-eurosh/

Përderisa Komuna e Mitrovicës së Veriut shpenzoi 9,500 euro për blerjen e 15 iPhone-ve pë rstafin e komunës

https://kallxo.com/mitrovica-e-veriut-shpenzon-9500-euro-per-iphone/