Investitorë gjermanë shprehin interesim për të investuar në Malishevë

 

Përfaqësues të kompanisë “Bauunternehmen GMBH” në Gjermani, janë takuar me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku kanë shprehur interesimin për të investuar në fushën e energjisë solare në Malishevë.

Në këtë takim kryetari Begaj është takuar me investitorin gjerman Patrik Jung si dhe përfaqësuesin e kompanisë Milaim Zogaj.

“Shprehi gatishmërinë, që si institucione komunale t’u ofrojnë lehtësira në sigurimin e hapësirave dhe të infrastrukturës adekuate për ta zhvilluar biznesin në fjalë si dhe do t’u ofrojmë gjithë potencialet njerëzore që kemi, me qëllimin, rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Begaj pas takimit.

Pas takimit, është dakorduar që palët të fillojnë me përgatitjen e dokumenteve dhe të fillojnë me procedurat  e nevojshme ligjore, për të parë mundësinë e investimeve.