Intervistohen Kandidatët për Ambasadorë

Me dyer të mbyllura, për më shumë se një orë, është bërë intervistimi i kandidatëve për ambasadorë të Kosovës për në Shqipëri, Francë, Kanada dhe Mal të Zi nga ana e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Intervistimin e katër kandidatëve, Qendrim Gashit, Ramiz Lladrovcit, Lulzim Hisenit dhe Skender Durmishit e kanë bërë vetëm anëtarët e komisionit nga grupet parlamentare të koalicionit qeveritar pasi që ata të opozitës nuk ishin pjesë e panelit.

Ky komision nuk ka dashur të komentojë në lidhje me kandidatët e intervistuar, ndërsa mbylljen e dyerve të intervistimit për gazetarë e kanë arsyetuar duke u thirrur në ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kandidatët, sipas Kryetarit të komisionit të punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, duhet të zotojë njohuri të gjuhëve të huaja, të kenë reputacion të lartë dhe të kenë njohuri të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërsa asnjëri nga kandidatët nuk është prononcuar për media.

Pas intervistimit të këtyre personave, pritet që presidentja Atifete Jahjaga ta bëjë dekretimin tyre.