INTEREX sqaron dyshimet për çmimin e luleve

Qendra tregtare “INTEREX – PROEX Sh.P.K.” e cila gjendet në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, sipas fotografive që ka dërguar një kallxues në adresë të KALLXO.com dyshohet se ka mashtruar me çmimet e luleve.

Lidhur me raportimin që KALLXO.com e ka bërë për këtë çështje të shtunën, ka reaguar përfaqësuesi i këtij marketi.

Zyrtari i marketingut, Edon Fishekqiu tha se për rastin në fjalë ka qenë gabim e jo mashtrim.

“Rasti në fjalë është implementimi i gabueshëm i çmimit ne sistem dhe nuk ka të bëjë me mashtrim. Ne mundohemi maksimalisht të sherbejmë në mënyrë korrekte dhe transparente ndaj konsumatorve tanë, andaj ju informojmë që gabimi është përmirësuar”, tha Fishekqiu.

Në disa fotografi që ka dërguar ky kallëxues në adresë të KALLXO.com, çmimi i lules ‘Begonia’ që ai ka blerë në “INTEREX – PROEX Sh.P.K.” në raftin ku është e vendosur është 2.80 Euro, ndërsa tek arka për të njëjtin produkt ai ka paguar shumën prej 3.69 Euro.

Poashtu në të njëjtën qendër tregtare (market), ky kallëxues ka paguar çmim tjetër për llojin e lules ‘Saintpaulia – Spektra’ te arka nga çmimi i cili i është vendosur tek rafti.

Sipas fotografive që ka dërguar një qytetar, për këtë lloj të lules në këtë market në raft figuron çmimi prej 1.90 Euro, ndërsa te arka qytetari ka paguar shumën prej 2.49 Euro.

Ekipi i KALLXO.com ka vizituar qendrën tregtare “INTEREX – PROEX Sh.P.K.”, për t`i verifikuar dyshimet e ngritura nga qytetari.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka takuar së paku pesë punëtorë të cilit mbulonin çmimet e vendosura më parë, me çmime të reja.

Çmimi i lules  ‘Saintpaulia – Spektra’ i cili i ishte vendosur më herët ishte 1.90 Euro. Ndërsa çmimi tjetër i cili ju vendos nga një punëtore në momentin kur ekipi i KALLXO.com ka marrë lulen nga rafti është 2.49 Euro.

 

https://kallxo.com/interex-ne-fushe-kosove-dyshohet-se-mashtroi-qytetaret-me-cmimet-e-luleve-foto/