Instituti i Albanologjik i Prishtinës mban tryezën për nacionalizmin shqiptar

“Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme”, është tema e tryezës shkencore që do të mbahet nesër, më 25 tetor 2018, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze shkencore është ndriçimi i rrethanave, problemeve, zgjedhjeve dhe sfidave me të cilat u ballafaquan shqiptarët që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot.

Tryeza organizohet nga Dega e Historisë së Institutit Albanologjik dhe do të fillojë punë në ora 11:00 në lokalet e IAP-së, ndërsa pritet të marrin pjesë studiues me emër në historiografinë shqiptare.